Mirditë, zjarr në komunën Orosh digjen 8 ha pyje
MIRDITË- 8 hektarë me pyje janë përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në komunën Orosh të Mirditës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi janë favorizuar edhe nga era.
Edhe ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e vështirë, pasi terreni malor, nuk i ka lejuar të veprojnë në kohën e duhur.
Mësohet se zjarri ka qenë aktiv prej disa orësh, ndërsa pyjet e përfshira nga flakët kanë qenë kryesisht pisha. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në këtë zonë.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pukë, rikthehen zjarrvëniet e qëllimshme të pyjeve