E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gropat e Kukesit aksion per rindertimin e rrugeve

Mungesa e investimeve prej shume vitesh në infrastrukturën rrugore të qytetit të Kukësit si dhe përkeqësimi i gjendjes së saj pas punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të ri ka bërë të paevitueshme ndërhyrjen jo për të mbushur thjesht gropat e rrugëve të prishura, por për të filluar gjithçka nga e para.

Kështu puna që sapo ka nisur do të ndërhyjë në asfaltim, sinjalistikë, sistemin e adresave dhe rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza.

“Ka 15 vite që në këtë bashki nuk është vënë dorë në infrastrukturë, aq më tepër në rrugë parësore e dytësore. Tashmë kemi një plan të saktë, të detajuar për të ndërtuar të gjithë infrastrukturën e nevojshme me një sinjalistikë moderne dhe me një adresar të saktë të bashkisë së Kukësit”- tha Hasan Halilaj, kryetar i bashkisë.

Puna që fillimisht është përqëndruar në akset kryesore e që më pas do nisë me ato dytësore dhe në brendësi të lagjeve, pritet të kushtojë rreth 200 milionë lekë, fond i akorduar nga qeveria shqiptare.

Flutura Tota      

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›