E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu në Fier: Opozita rol pengues në procesin e vizave

TIRANE- Partia Republikane i ka kërkuar elektoratit republikan në Fier që të mbështesë kandidatin për kryetar bashkie Ilir Bele, i cili mbështetet nga koalicioni i djathtë "Aleanca për qytetarin".

Gjatë fjalës së tij, Mediu u ndal dhe ne rolin e opozitës, që siç u shpreh ai, nën drejtimin e Edi Ramës ka pasur vetëm rol pengues në proceset historike, si liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO, dhe së fundi për statusin e vendit kandidat në BE.

“Opozita e drejtuar nga Rama nuk u bë pjesë e Shqipërisë Europiane të cilin ëndërronin shqiptarët, socialistë, demokratë apo republikanë. Opozita nuk votoi asnjë një ligjet dhe reformat që kërkonte BE”,- tha Mediu

Mediu solli në vëmendje dhe çështjen e pronës, një nga shtyllat e platformës politike të Partisë Republikane.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Mediu në Fier sulmon opozitën: Penguese në proceset historike të vendit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›