LSI cel fushatën në Fier, prezantohet Ilir Bele
FIER- Lëvizja Socialiste për Integrim çeli të dielën në mesditë fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit në Fier, ku kandidat për bashkinë e këtij qyteti është Ilir Bele, i përzgjedhur nga strukturat e PD-së dhe që mbështetet nga koalicioni "Aleanca për qytetarin".
Kryetari i LSI, Ilir Meta, në fjalën e tij theksoi se zgjedhjet e 8 majit, janë zgjedhje për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe jo zgjedhje për t'u fshehur pas sloganeve absurde.
Lideri i LSI-së vlerësoi kandidaturat e forcës që ai drejton në zgjedhjet e 8 majit, duke i cilësuar ato si më potencialet, ndërsa kërkoi mbështetjen maksimale të elektoratit për të gjithë kandidatët e koalicionit, e veçanërisht kandidatit për bashkinë e Fierit, Ilir Bele.
"Në 8 maj qytetarët e Fierit me votën e tyre do të kërkojnë një qeverisje transparente, në mënyrë që taksat që paguajnë t'u kthehen përsëri atyre, me shërbime dhe investime", tha Meta.
(m.a/BalkanWeb)