E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirë se erdhe 2012!

Arben Duka

Vargje nga Arben Duka

Mirë se erdhe kolopuç,

ti dymijë e dymbëdhjetë,

mos e hiq atë kapuç,

se bën ftohtë me të vërtetë!

Je i vockël po do rritesh,

pak nga pak e ditë për ditë,

do kesh kohë dhe të mërzitesh,

kur vërdallë të hedhësh sytë!

Le të bëjmë prezantimin,

këtu je në Shqipëri,

se dimë ditën e çlirimit,

po jemi në pavarësi!

Jemi Republikë me teka,

kemi President-honor,

po kemi dhe princin Leka,

po tani nuk ka kurorë!

Inventar nga viti vjetër,

do na marrësh vocërrak,

kemi qenë shumë më tepër,

po tani jemi më pak!

Censusi a regjistrimi,

e bëri një punë të vyer,

që kur dolëm nga rrethimi,

më pak janë për tu ushqyer!

Këtu kemi qeverinë,

që na jep bukën me listë,

që ka në krye Salinë,

fukara po optimist!

Këtu kemi parlament,

që ndërton ligje nga halli,

sdo hasësh të tillë talent,

të spikatur si Topalli!

Ne kemi dhe opozitë,

që sheh fatin në filxhan,

dil nga Edi ndonjë ditë,

të të ngjeshi një KURBAN!

Kjo është kolopuçi im,

pak a shumë situata,

sot e kemi si fillim,

po do kemi rrugë të gjata!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›