E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirel Josa shkarkohet nga ElbasaniGjatë 19 javëve të tij Josa koleksionoi 5 fitore, 8 barazime, 6 humbje, duke pasur dhe një bilanc negativ golaverazhi 16:17.

Mirel Josa u shkarkua nga drejtimi i Elbasanit. Drejtuesit e 2-herë kampionëve të Shqipërisë e larguan trajnerin tiranas pas humbjes 1-0 me Lushnjën. Elbasani ndodhet pas 19 javësh në vendin e 9-të (23 pikë), me katër pikë më shumë se Partizani (19 pikë).

Gjatë 19 javëve të tij Josa koleksionoi 5 fitore, 8 barazime, 6 humbje, duke pasur dhe një bilanc negativ golaverazhi 16:17.

Zëvendësuesi i Mirel Josës pritet të jetë një trajner serb.

Josa është trajneri i tretë i larguar brenda dy javëve të para të vitit 2009. I pari ishte Edmond Liçaj i shkarkuar nga bankina e Flamurtarit pas humbjes së skuadrës së tij me Apoloninë (0-2) në Vlorë. I dyti ishte kroati Zlatko Daliç, i cili u vetëlargua pas humbjes së Dinamos me Partizanin (1-0).

Të vetmit trajnerë të mbijetuar janë Agim Canaj (Vllaznia), Gugash Magani (Shkumbini), Sulejman Starova (Teuta).

BANKINAT NË 19 JAVË

Vllaznia: Agim Canaj
Tirana: Augustin Kola (Blaz Slishkoviç)
Dinamo: ?????? (Zlatko Daliç)
Besa: Ilir Daja (Iljaz Haxhiaj)
Shkumbini: Gugash Magani
Teuta: Sulejman Starova
Flamurtari: Eqerem Memushi, (Edmond Liçaj, Slavko Kovaçiç)
Elbasani: ???????(Mirel Josa)
Apolonia: Esad Karishik (Gert Haxhiu)
Bylis: Hysen Dedja (Faruk Sejdini, Dashnor Dume)
Partizani: Shpëtim Duro (Hasan Lika)
Lushnja: Ilir Gjyla (Saimir Malko, Vasil Bici)

* Në kllapa, trajnerët e shkarkuar apo të dorëhequr
????? Skuadrat ende pa trajner zyrtar

E Premte, 06 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›