Vendimi, Aldo Bare do të gjykohet nga Fatmira Hajdari
14/03/2010 Bare kishte kërkuar përjashtimin
TIRANË- Aldo Bare, i ndihmuar nga avokati i tij Vladimir Meçi, nuk ka mundur sërish t’i heq drejtimin e procesit gjyqtares Fatmira Hajdari. Në seancën e tij të fundit, kur kjo gjyqtare së bashku me katër kolegë të tjerë i rrëzuan kërkesën për gjykim të shkurtuar Bares, reagimi ishte i menjëhershëm. Meçi e quajti vendimin e paragjykuar, ashtu si edhe çështjen në tërësi. Menjëherë kërkoi përjashtimin e saj. Një tjetër trup gjykues e mori në shqyrtim dhe vendosi të mos e pranojë përjashtimin e Fatmira Hajdarit. Sipas vendimit të djeshëm, kolegji i drejtuar nga Hajdari ka qenë objektiv në arsyetimin që ka bërë. Për Aldo Baren nuk mund të pranohej gjykimi i shkurtuar, pasi aktet e hetimit janë të plota dhe ato disa herë janë kërkuar të shpallen të pavlefshme. Kjo është një tjetër humbje për kreun e organizatës kriminale, e cila ka vepruar në qytetin e Lushnjës. Të gjitha kërkesat e bëra nga “plaku” i Lushnjës janë rrëzuar, ndërsa paralelisht me të janë duke u gjykuar edhe “ushtarët” e tij. Aldo Bare ka vendosur të mos jetë i pranishëm në sallat e gjyqit. Ai i ka dhënë të gjitha të drejtat e përfaqësimit avokatit mbrojtës, Vladimir Meçi, i cili ka më tepër se gjysmën e grupit në ngarkim. A.Çuka