E Shtunë, 31 Tetor 2026

LRI, protesta në Vlorë për ndotjen

• Me moton "Për një Vlorë të pastër", me qindra të rinj nën drejtimin e LRI-së protestuan në qytetin bregdetar, duke i bërë thirrje pushtetit vendor që të largohet nga kjo zonë e banuar pika e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe inertesh, pasi përbën një rrezikshmëri të lartë për 10 mijë banorë të kësaj zone, pikërisht për shkak të faktit që ky është një nga vendet më të ndotura të qytetit. Sekretari i Përgjithshëm i LRI-së, Besian Pesha, duke iu drejtuar qeverisë lokale dhe asaj qendrore tha se, "Lëvizja Socialiste për Integrim dhe të rinjtë e LRI-së nuk do të lejojnë që qyteti bregdetar i Vlorës të kthehet në një kryeqytet të protestave ambientaliste". Në këtë kuadër, ai ftoi kryebashkiakun e Vlorës dhe Kryeministrin Sali Berisha që të kthejnë vëmendjen nga qyteti i Vlorës, dhe të ndjekin një politikë efikase në dobi të këtij komuniteti dhe të mos kujtohen për të vetëm në prag të fillimit të sezonit turistik. Përgjatë dy orëve që ka zgjatur protesta, aktivistët e LRI-së së Vlorës kanë shëtitur në rrugët e Vlorës, duke premtuar madje një protestë edhe më të ashpër në rast të mungesës së një reagimi zyrtar prej autoriteteve përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›