E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miremenaxhimi i ujerave Ministria e Mjedisit gati ligjin e ri



Mbrojtja e burimeve ujore por dhe miremenaxhimi i tyre do te vazhdojne te jene prioritet i Ministrise se Mjedisit. Shume shpejt pritet te kete nje ligj vetem per menaxhimin e ujerave. Ministri Fatmir Mediu ne nje takim me specialiste te mjedisit per rajonin tha se aktualisht ne vendin tone ka mjaft probleme persa i perket ndotjes se tyre ne det nga ujerat e zeza por edhe basenet e lumenjve te cilat jane kthyer ne vendgrumbullim mbeturinash. Ministri Mediu u shpreh se vitin e ardhshem do te kete me shume investime ne projektet qe lidhen me trajtimin e ujerave te ndotura. Buxheti i vitit te ardhshem do te fokusohet ne projekte qe lidhen me trajtimin e ujerave te ndotura dhe ndertimit te impianteve te trajtimit te tyre mbeshtetje nga BB etj. vijoi Mediu. Sipas tij pritet te perfundoje shume shpejt ndertimi i impianteve te perpunimit te ujerave te zeza per 1.6 milione banore. Nderkohe qe jane ne ndertim zgjerimi i impiantit ne Kavaje-Plazh impiantet e trajtimit te ujerave te zeza ne Durres Lezhe Shengjin Sarande Vlore dhe Korce.

15 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›