Mirenjohje Pellumb Kulles dhe Luftar Pajes

Regjisori dhe skenaristi Pellumb Kulla eshte nderuar me ertifikaten e Mirenjohjes se Qytetit te Fierit pas suksesit qe pati drama satirike Milioneri ne Festivalin e Drames Shqipe Flaka e Janarit qe u mbajt ne Gjilan te Kosoves. Bashke me te eshte nderuar edhe aktori Luftar Paja protagonist i Milionerit i vleresuar ne te njejtin festival Aktori me i mire.
Vepra e Kulles u vleresua me e mira mes shume dramave te shkruara nga Rexhep Qosja Teki Dervishi Bashkim Hoxha Mehmet Kraja. Trupa e aktoreve te Teatrit Bylis u vleresua me Mirenjohja e festivalit.
Ceremonia per nderimin e dy artisteve te skenes shqiptare dhe te Teatrit Bylis ne vecanti u zhvillua paraditen e se henes ne mjediset e Bibliotekes se Fierit.
Milionieri eshte prodhim i Teatrit Bylis qe nga te paktet teatro qe perpiqet te binde autoritet lokale qe te investojne per teatrin ne Fier.
Milioneri eshte nje drame qe flet per problemet e brezit te trete pensionistet e lene ne harrese nga shteti por edhe nga femijet e tyre. Ne momentin qe protagonisti nje babai i braktisur vendos ti jape fund jetes ne ato caste i bie nje lotari 250 milioneshe.