E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suzana Alla 43 vjec e ema e Rolandit

Nga rrefimet e punetoreve te mbijetuar

Erdhi nga ushtria mbas nje muaji filloi pune atje. Boni nja dy muj ne Vlore karantinen erdh ke shpia. Skishim as pune as gjo familjarisht vete i shtati ne shpi pa rroge pa hic. Ka na thoshin specialista njerez me shkolle nuk ka asnje lloj demtimi. Shkum une dhe djali. Rolandi ka qene te arkat boshe ngarkim-shkarkim. Lajshim predhat 30 gra te nji kazan i modh kshtu rretheperqark me furce me sfungjer 100 leksh.


- fare predhash madhesi te ndryshme


Lloje-lloje ma shume nga ato te mdhajat 152she. Na perdornin si skllave atje per nji dhjetemije leksh te qelbet


- Pse i lanit predhat


Delijorgji vinte i fshinte keshtu me gisht per te pa a i kemi la mire a i kemi fshire mire apo jo. Ishin te cmontuara ato. Kane pase dy unaza poshte edhe siper kane qene pa djegore . Kurse ato te cmontuarat i nxirrnin atje matane.


- Po pse i lanit


Kishin perqindje floriri ato thoshin. Ato dy unazat e verdha kishin perqindje floriri.
- Thane sikur i lanin te plota dhe i conin drejt e per eksport.


Nuk kane cu gja se aty jane stoqet akoma. Vec i mblodhen aty radhe te cmontuara. Ne lanim predha pa gezhoja te cmontuara...


Nji gru kapte 60 kile. Gjithe diten tu mbajte. 10 mije leke. Ne lajshim 1200 cope 1300. Po te banim ma shume ai te nesermen ta shtonte baj 1500 thoshte.


- Thane sikur ate dite te shtune ishin10 gra qe po lanin predha
Jo 30 kane qene. Nja dy dite nuk pati pune pastaj na moren- na vune flaken.
- Thane se per dite te shtune kishte me pak punetore


Jo kur skishte furnizim i linin pushim... Edhe arkat bosh i shitnin krejt i merrte ai nga Kruja per te djege gelqere.


- Po cacuni si qelloi qe siku dot


Kushedi ai e merrte buken me vete. Ne iknim te dy ata i paten ba fjale. Une i thashe ti te hudhesh ne qiell e te biesh ne toke ti ske te drejte te me thuash asnje llaf perderisa te vij brenda orarit i thashe atij Tanit dhe atij tjetrit Vangjelit. Une i thashe 5 minuta rruge kam shkoj shof fmijte ha buke dhe kthehem prape. Kurse djali shkrete tha o mami ma shtjer buken me vete sa te boj llafe perdite me ta se gjithe shoket e morin me vete buken. Pati nji jave a 10 dite qe e pati mor me vete.


- E ka zene shperthimi i pare apo si Ku e kane gjete


Se di. Une se di. Ca thone e kane gjete ktej nga shpia e Delinjve permbys ra permbi dhe.


- Kur e gjeten


Te nesermen mbasdite se e dha televizori.


- Kush e ka njofte


E ka njoft ky djali i Delinjve i vogli Genti ene Avniu Avni Cani. Ata kane hy ne morg e kane njoft. Kshtu si trup ishte si fytyre ishte. Mu sma kane tregu vetem nga mbrapa se i kishin veshe kostum te zi kollare vetem kepucet ja kishin lane persiper kameve. Si fytyre e kam pa deri ktu ke jaka. Kishte ca cifla te zeza i fryme. Ene duret ia kam pa kurse ktej mbrapa se di.


- Sa merrte ne ate pune


I paten thane per 20 edhe i dhane 12. Bani llafe me babin e vet. O babi i tha na kane hanger hakun...Po hik i tha baba. Po jo o baba se aty rrine radhe deri ne 12. Vijne nga Vlora nga Durrsi perdite. Kurse ne e kemi kty ndere tshpise.


- Punonte shume


Nga ora 6 deri ne 10 te darkes. Gjithe dimnit. Edhe i jepshin 12 mije leke.


- Po ty sa te jepnin


10 mije. Po 13 dite mora une 15 dite ngelen brenda. 13 dite mora une 130 mije leke edhe humba koken e djalit. Thone njerezit ka ike tu kerku mamin.


- Ai se dinte qe ti kishe shku ne shtepi


Kush e dinte. E dinte qe ishte orari i pushimit. Ka kerku mamin e vet edhe...


- Ai ka qene te arkat larg shperthimit te pare


Ka qene te kodrat larg shperthimit. Po ashte kthy thone njerezit qe e kane pa se une kam qene ne shpi. Mu nuk me la burri me shku me kerku djalin se une desha me ike. Po erdhen flaket e medha skishe ku me shku. Ik tha burri se djali ashte me shoket e vet se ashte i madh. Merr kta te vegjlit dhe ik ne tunel.


Une ika ne pyll te kto varrezat e lagjes ktu me vajzen e madhe 17 vjec dhe me kte te voglen. Kurse ajo e vogla 13 vjec kish shku me ble buke ka hy ke shpia e shoqes me shoqet e veta... Tani shkon ne shkolle ne Vore. Po se duron dot vapen as te ftohtin i dhemb koka. Ne dhjetor bani operacion ne Turqi.

18.04.2009

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›