Do të ndërtohet pedonalja Velipojë, prishen 50 objekte
16/12/2011 Ky projekt është në zbatim e sipër në sajë të një financimit prej 15 milionë dollarësh nga BB
SHKODER- Inspektorati Kombëtar Ndërtimor, në bashkëpunim me komunën Velipojë kanë nisur prej dy ditësh aksionin për shembjen e një numri të konsiderueshëm të ndërtimeve pa leje në plazhin e Velipojës. Ndërtimet e parashikuara për shembje ishin bërë pengesë për zbatimin e projektit që parashikon ndërtimin e një pedonaleje përgjatë gjithë vijës ranore bregdetare, si dhe për zbatimin e projektit të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza.
Shembjet dhe projekti
Problemi më emergjent i komunës Velipojë është prishja e atyre ndërtimeve që pengonin fazën e parë të investimit në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, pasi ky projekt është në zbatim e sipër në sajë të një financimit prej 8 milionë dollarësh nga Banka Botërore, ndërkohë që i gjithë projekti kap shifrën e rreth 15 milionë dollarëve. Shembja e ndërtimeve për të mundësuar ndërtimin e pedonales, që parashikohet të ndërtohet përgjatë vijës ranore të plazhit të Velipojës, është më pak problematike aktualisht, pasi ende nuk janë gjetur fondet e duhura për zbatimin e këtij projekti, që synon t’i hapë rrugë zhvillimit të mëtejshëm të turizmit në këtë zonë. Ndërkohë shembja e ndërtimeve pa leje në plazhin e Velipojës po bëhet për të krijuar dhe infrastrukturën e duhur rrugore brenda përbrenda territorit të këtij plazhi. Kreu i komunës Velipojë, Pashko Ujka, bën të ditur se nga verifikimet në terren ka rezultuar se është emergjente shembja e 165 objekteve për t’i hapur rrugë investimeve që po kryhen dhe parashikohet të fillojnë së shpejti. Ndërkohë specialistët e komunës Velipojë po vijojnë punën për verifikimin e ndërtimeve të tjera që pengojnë ndërtimin e pedonales, apo shëtitores në formë pedonaleje që kjo komuna pa projektuar të ndërtojë. Gjatë dy ditëve të para të ndërhyrjes së Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar, fadormat kanë shembur rreth 50 objekte pa leje, ndërkohë që rreth 20 objekte të tjera janë prishur nga vetë pronarët e ndërgjegjësuar për ndërhyrjen që po bëhet në plazhin e Velipojës. Sipas krykomunarit të Velipojës, Pashklo Ujka, të gjitha ndërhyrjet që po bëhen do të shërbejnë jo vetëm për pronarët e ndërtimeve në plazhin e Velipojës, por edhe për krijimin e kushteve sa më të mira për pushuesit dhe shtimin e numrit të tyre. Këto investime do të ndikojnë pozitivisht dhe në rritjen e xhiros së bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në plazhin e Velipopjës, çka do të thotë të ardhura më shumë për komunën Velipojë, për vetë bizneset dhe për banorët e kësaj zone. Vetëm dy muaj më parë Inspektorati Ndërtimor Shkodër ndërhyri për shembjen e 60 objekteve pa leje në plazhin e Velipojës. Këto aksione do të vijojnë deri në lirimin e të gjitha zonave ku është parashikuar të realizohen projekte bashkëkohore. Kreu i komunës Velipojë, Pashko Ujka, shprehet se të gjitha ndërhyrjet dhe investimet po bëhen konform Planit rregullues të Plazhit të Velipojës të miratuar disa vite më parë, por që nuk ishte vënë në zbatim.