E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirëpresin Gerrardin

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 17:33

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ndihet i kënaqur që Steven Gerrard do të kthehet në stërvitje. Sipas tabloidit ‘The Guardian’, mesfushori i Liverpoolit do të kthehet shumë shpejt, pas një infeksioni që pati, i cili e la jashtë ndeshjes me Sunderlandin.

Ai pritej të kthehej në fillim të muajit gusht, pas lëndimit që e kishte pësuar në ijë, në muajin mars, por një sëmundje ngjitëse ia shtyu rikthimin.

“Steven do t’u kthehet stërvitjeve këtë javë, e mirëpresim”, ka thënë menaxheri Dalglish. Ylli anglez pritet t’i kthehet fushës kah mesi i shtatorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›