E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serish protesta ne Egjipt kerkohen reforma te shpejta

Dhjetëra mijëra egjiptianë u mblodhën në sheshin “Tahrir” të Kajros për të kërkuar reforma më të shpejta dhe një procedim të shpejtë për zyrtarët e ish-regjimit të Muabarak, të cilët akuzohen për korrupsion dhe vrasje.

Jo vetëm në sheshin që u bë epiqendër e revolucionit egjiptian që ndryshoi regjimin në Egjipt, por edhe në qytete të tjera të vendit ka pasur protesta. Sidomos në qytetin port të Aleksandrisë dhe në Suez, numri i pjesëmarrësve ka qenë I lartë. Manifestimet u mbështetën pothuajse nga të gjitha grupimet politike, përfshirë edhe Vëllazërinë Islame.

Në Egjipt, së fundmi, po rritet zemërimi për shkak se zyrtarët e rinj nuk po bëjnë sa duhet në drejtim të reformave, ndërkohë që ish-zyrtarët e akuzuar për vrasjen e protestuesve në Suez janë liruar me kusht nga Gjykata. Më shumë se 840 persona humbën jetën gjatë 18 ditëve protesta që rrëzuan ish-presidentin Mubarak. Azhornuar së fundi ( e shtunë , 09 korrik 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›