E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngacmime mes banorëve

01/04/10 15:50

Banorët ngacmojnë njeri-tjetrin me batuta e ndër ta është edhe Edi. Miri dhe Erioni, të ndodhur pak më larg e që janë pjesë e ngacmimeve, komentojnë sjelljen e Edit këto ditët e fundit që është në nominim. Erioni shprehet se Edi tashmë ka fituar siguri, ndërsa për Mirin, kjo sjellje po e bën të duket më mirë, pasi më parë ai vetëm qëndronte në shtëpi, pa u përfshirë në ndodhitë e ndryshme. Miri qesh dhe vë në dukje se Edi tani ka filluar të bëjë më shumë batuta e madje, të flasë me ironi. Erioni i kujton lojën Mirit kur i thanë Edit se këtë të shtunë lënë shtëpinë tre banorë, por Miri rrëfen se ia tregoi këtë gjë atij, pavarësisht se ai bën sikur nuk e di. Ai tregon se pasi ia rrëfeu këtë gjë, Edi u clirua sepse deri në atë kohë, ndjehej vërtetë shumë keq sepse dyshonte se mund të dilte. banorët ngacmojnë edhe Manal e cila ka gatuar jo për të gjithë banorët, duke i detyruar ata që të nisin drekën nga e para.
Ndërsa Mandi dhe Hakiu luajnë me top, Erioni dhe Miri komentojnë ndeshjen.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›