Miroci bashkohet me Vllaznise, kroatet e mbajnë 42 orë në zonen neutrale

Nga Sami Bacaj
Pas peripecive të medha, bashkëfshatrai i Luan Krasniqit- Xhelal Miroci ( SG Dornheim ) i është bashkangjitur ekipit të Vllaznisë së Shkodres. Ai, sot ka udhëtuar nga Frankfurt am Main për në Podgorice dhe se bashku me menagjerin e tij Genc Baruti ka udhëtuar për ne Herceg Novi. Një lajm i rreme i ka shqetesuar familjen e tij në Gjermani. Një radio në Kosovë duke u bazuar në Sporti Shqiptar ka dhënë lajmin se, ai është ka pasur probleme në Mal te Zi dhe disa te aferm kanë thënë se është arrestuar. Vëllau i tij Besimi ( ish-lojtar i FC Memmingen 07, tani tranjer dhe lojtar i FC Schonenberg )pohon: „ Kemi marrë një lajm se Xhelali është arrestuar në Mal te Zi. Kjo na brengosi shumë, sepse se bashku me ekipin kam qenë në nje turne në Futsal dhe pas tre orësh rash në kontakt me te. Ai gjindet në hotelin e ekipit dhe nuk ka pasur asnjë problem ne Mal te Zi ." Miroci ka pasur probleme në Kroaci. Ai deri javen e kaluar ka poseduar një pasaporte për të huaj. Sipas konventes se Gjeneves së 27 Korrikut 1951. Mirpo, me ate pasaporte- ai nuk ka mundur të udhetoj në Mal te Zi. Sepse, atij nuk i lejohet Kalimi në Mal te Zi dhe Serbi. Ai ka paraqitur pasaporten e UNMIK-ut dhe nuk ka qenë në dijeni se u pasaporte nuk njihet nga Kroacia. Ai se bashku me menagjerin e tij Baruti ka fluturuar nga Frankfurti për në Dubrovnik. Policija kufitare në aeroportin e Dubrovnikut e ka mbajtur atë per 42 orë në zonen neutrale. Xhelal Miroci shprehet: „ Ajo që me ka ndodhur në Kroaci është jo njerzore. Më është dashur te fleje në pllaka të dyshemes për 42 ore derisa ka ardhur avioni i ardhëshem për Gjermani. Por, shpresoj se do tregoj lojëra te mira dhe do i bindë drejtuesit e Vllaznisë qe te bëhem pjesë e ekipit te tyre. „ Ish- tranjeri i tij, kroati Ilija Araqiq ( TeBe Berlin, Hertha BSC, Arminia Bielefeld dhe lojtar i kombetares kroate )ish- tranjeri i tij në Augsburg U 23 shprehet: „ Me vjen keq për atë qe i ka ndodhur Xhekit në Kroaci. Sepse, as unë nuk e di punen me pasaporta e Kosoves. Xheki për mua është një lojtar që i përshtatet futbollit ballkanik. Në ekipin tim ka luajtur vetem 6 ndeshje, sepse ka pasur probleme me abduktoret. Nuk e njoh futbollin e Shqiperisë dhe nuk mund te jep ndonjë parashikim.Por, besoj se do ia dal. "