Krasniqi me 17 mars kundër Holyfield ose Brewster

Albania-Sport.com (AS)- Luan Krasniqi, boksieri shqiptar nga Juniku do të zbresë më 17 mars në ringun e qytetit të Shtutgartit. "Hanns-Martin-Schleyer-Halle është bllokuar për këtë duel", pohoi Jean-Marcel Nartz, drejtuesi teknik i Hamburger Universum Box-Promotion. Për momentin ende nuk ka një kundërshtar për boksierin që jeton në Rottëeil. Në bisedime e sipër janë dy emra të mëdhenj: ish-kampioni i botës, amerikanin Lamon Brewster, ndaj të cilit ka humbur në përballjen e fundit, ose ish-kampioni i botës, amerikani Evander Holyfield. Si rivalë të mundshëm përmenden edhe amerikani Tony Thompson si dhe Hasim Rahman.
Shanset më të mëdha janë për amerikanin e njohur Holifield, pasi Krasniqi është përballur më parë me Brewster, ku humbi më nokaut më 28 shtator 2005 në Color-Line-Arena, ndërkohë që nga burime brenda stafit të boksierit shqiptar, dhe Krasniqi duket se preferon më shumë shumëherë kampionin Holifield tashmë 44-vjecar. Holyfield është shfaqur në arenat e mëdha të boksit profesionist të peshave super të rënda që prej dy vjetësh, kur fitoi në takimin e fundit në gushtin e vitit 2006 me Jeremy Bates, ndërsa në ndeshjen e nëntorit të vitit të kaluar futoi me pikë me Fres Oquendo. Në versionin më të rëndësishëm të boksit profesionist, WBO, ku Krasniqi mban shpresa për titulin e kampionit të Botës, Holyfied ndodhet në vendin e 13-të, ndërkohë që Luan Krasniqi renditet në vendin e gjashtë. Për Krasniqin është shumë e rëndësishme që të përballet me një nga 15 boksierët më të mirë të botës, ku dhe nga pozicioni i tij, mund të synojë brezin e ëndërruar, atë të kampionit të botës.