E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirush Kabashi sukses me Sokratin në Greqi

Mirush Kabashi riktheu në vendlindjen e tij Greqinë, Sokratin . Apollogjia e Sokratit, të cilën aktori e ka luajtur vit pas viti, duket se i ka dhënë një sukses të madhë dhe në një nga skenat më prestigjoze të Athinës, atë të teatrit të kryeqytetit Grek. Në një vizitë të mundësuar nga ambasadori shqiptar në Greqi Vili Minarolli, Mirush Kabashi bëri të mundur që monodrama e tij të fliste në gjuhën amë të personazhit. E kështu tani që është rikthyer në vendin e tij Shqipërinë, aktori ndihet i nderuar për pritjen dhe për ftesat e shumta të rikthimit. Pasioni i tij dhe ndoshta dhe rritja vit pas viti i elementëve skenik të Sokratit, e bënë që Mirush Kabashi të ndriste Sokratin atje ku kishte lindur. Është i lumtur për këtë fakt dhe do të vazhdojë të punojë po aq fuqishëm që të sjellë një tjetër monodramë po aq të sukseshme sa Sokrati.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›