Peruja siguron vendin e trete ne Kupen e Amerikes

Peruja ka mbyllur në mënyrën më të mire aventurën e saj në Kupën e Amerikës, duke siguruar vendin e tretë të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor. Skuadra peruane, e cilësuar një nga surprizat e këtij kompeticioni mundi në finalen e vogël 4-1 Venezuelën, një tjetër skuadër që kaloi cdo parashikim duke arritur deri në cerekfinalet e turneut.
Heroi i ndeshjes së zhvilluar në La Plata ishte Pablo Guerrero, i cili bëri gjithçka për t’i dhënë kombëtares së tij titullin si forca e tretë e futbollit të Amerikës së Jugut. Ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, që tani luan në radhët e Hamburgut do të jepte asistin në golin e avantazhit të shënuar nga Chiroque tre minuta nga fundi i pjesës së parë. Me rikthimin në fushë, Gerrero do të hapte serinë e golave personalë, duke filluar me dyfishimin në minutën e 65-të.
Venezuela vetëm sa do të ngushtonte shifrat me Arangon, ndërsa pjesa e mbetur e ndeshjes do të luej në emrin e Guerrero. Sulmuesi do të shënonte dhe dy gola të tjerë, duke vulosur përfundimisht suksesin e Perusë në finalen për vendin e tretë dhe të katërt të Kupës së Amerikës.
Nertan Prifti