E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mishel Obama, gruaja që vishet për të fituar

Gazetat amerikane po analizojnë stilin e bashkëshortes së kandidatit demokrat, duke marrë shtysë nga një fustan me krahë të zbuluar. Kështu, pas pamjes së jashtme, gruaja e Barakut shpalos karakteristikat e personalitetit të saj

Edhe pse kjo gjë duket disi e ndërlikuar në momentin e parë, Mishel Obama, që më janar 17 janar të këtij viti mbushi plot 44 vjeçe, një grua e bukur, luftarake, e zgjuar dhe jo shumë simpatike, ngjan në shumë drejtime me Hilari Klinton. Duhet të jetë e kujdesshme dhe të mos ketë probleme si ajo, sapo të vijë në Uashington (të kuptohemi, nëse do të vijë), sepse posti i Zonjës së Parë është shumë i rëndësishëm dhe në krye të tij kanë qenë dy lloje femrash, sa të ngjashme aq dhe të kundërta, si zonja Bush, apo zonjat mondane Regan dhe Kenedi. E në fakt, ky post është për gratë që kanë të njëjtën vendosmëri, të njëjtin sukses profesional, të njëjtat interesa të burrave presidentë.

Pamja e Mishel Obamës i ka të gjitha karakteristikat e një gruaje që është gati për t‘u bërë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara. Ato që e theksojnë këtë fakt janë personazhet e modës: "Michelle Obama dresses to win", ("Mishel Obama vishet për të fituar") shkruan sot "New York Times". Gjithashtu dhe "Washington Post" është përqendruar në stilin e gruas së Barak Obamës, kandidati i parë afro-amerikan që pretendon të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Është një stil që të kujton atë të Zhaklin Kenedit, por gjithashtu të bën të mendosh për një version më të fortë, më të vendosur, më të pavarur nga gruaja e Xhon Kenedit. Këto dy gazeta kanë gjetur shumë të përbashkëta në mënyrën e veshjesh, stil dhe karakter mes Mishelës dhe Zhaklinës (e vetmja Zonjë e Parë amerikane që ka ditur të vishet bukur dhe të bëjë figurë me veshjet e saj).

Sigurisht që asgjë në pamjen e Mishelës nuk i lihet rastësisë dhe kush e kupton, siç shkruan "New York Times", sheh "në veshjet e saj të shtrenjta, por të thjeshta dhe në pasionin për perlat" shumë karakteristika të përbashkëta si me ish-Zonjën e Parë, Barbara Bush, ashtu dhe me Zhaklin Kenedi.

Pak a shumë gjithçka e ka një domethënie, mjafton t‘u hedhësh një sy perlave që Mishel mban në qafë. "Këto lloj perlash janë shumë të kushtueshme", shpjegon një gazetare. Më pas vjen rripi i mesit. "Rripi ‘Azzedine Alaia‘, që e mbante edhe 15 muaj më parë, tregon se kjo është një grua e fortë dhe e pavarur. E ndjek modën dhe ka gusto shumë të rafinuar", komenton një korrespondente e revistës "Vanity Fair". Veç të tjerash, do të ketë pasur ndonjë arsye pse Mishel, vitin e kaluar u bë pjesë e klasifikimit të femrave dhe meshkujve që vishen më bukur në botë, "International Best Dressed List", organizuar nga "Vanity Fair".

Gjithsesi, të gjitha gazetat fokusohen te fustani ngjyrë vjollcë që Mishel veshi në mbrëmjet e 3-4 qershorit, kur Barak Obama u bë kandidati i parë afro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë. "Pamja më e mrekullueshme ishte se fustani nuk kishte mëngë, duke treguar kështu se zakonisht gratë që kanë jetuar në Shtëpinë e Bardhë ishin të detyruara të mos vishnin fustane pa mëngë në publik, meqenëse pjesa superiore e krahut është cilësuar si një zonë politike-erotike", shkruan "Washington Post". Kësaj i shtohet edhe fakti se një numër i madh grash, duke filluar pas të 30-ve, nuk duken shumë të lumtura kur ekspozojnë krahët, sigurisht kur e dinë që nuk bëhet fjalë për krahë të tonifikuara si ato të këngëtares amerikane Madona.

Por Mishel Obama e ka thyer tabunë, duke treguar krahët e saj, të cilët duken shumë në formë.

Gjithsesi, nuk është kjo ajo që i ka goditur më shumë të gjithë: ajo që nuk mund të lihet pa u përmendur, është se me pamjen e saj Mishel komunikon te të tjerët forcë, pavarësi dhe besim në vetvete.

Ǒmund të thuhet tjetër për fustanin ngjyrë lejla që veshi në ditën e fitores së kandidimit? "Washington Post" shkruan se kjo është një zgjedhje me tendencë. "Gruaja afro-amerikane ka vendosur të vishet në këtë mënyrë për të nxjerrë në pah ngjyrën e saj të lëkurës", ndërsa "New York Times" ka dalë në një përfundim pak a shumë të madhërishëm, duke kujtuar se të gjithë e dinë që ngjyra vjollcë është "krijuar duke përzier të kuqen dhe blunë", ose më saktë ngjyrat e partive politike (e kuqja, republikane dhe bluja demokratike)". Mishel është shumë elegante, ka një trup të mrekullueshëm, të sjell ndërmend atletet zezake të Lojërave Olimpike, këngëtaret alla Uitni Hjuston, imazhin tradicional të gruas zezake amerikane, që edhe pse ka arritur një sukses, zhvillon një "luftë" të vazhdueshme me peshën.

Pra, në këtë rast, arrijmë në përfundimin se veshja është një element shumë i rëndësishëm te njeriu dhe portreti që krijohet duke parë lukun e Mishel Obamas, është padiskutim ai i një gruaje që me forcë dhe optimizëm jo vetëm ëndërron, por tashmë mendon të kapërcejë pragun e Shtëpisë së Bardhë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›