Mishel Platini, vizitë zyrtare në Tiranë

Kur kandidati për “fronin” e UEFA-s, francezi Mishel Platini erdhi në Tiranë, më 8 nëntor 2006 zyrtarisht për të marrë pjesë në inaugurimin e fushës së futbollit të shkollës “Hasan Vogli” në Tiranë.
Në agjendën e vizitës 12 orëshe kishte edhe një “detaj” tjetër: të bindte presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për t’i dhënë votën atij dhe jo presidentit aktual të asaj kohe, suedezit Lenart Johanson.
Tri herë fituesi i “Topit të artë”, i entuziazmuar nga pritja në kryeqytetin shqiptar (“Si askund tjetër”, - tha francezi) bëri dhe një shaka të vogël me mikun e tij në praninë edhe të medias shqiptare.
“Nëse zoti Duka nuk më jep votën, unë nuk do të rikthehem më kurrë në Shqipëri”,- deklaroi atëherë legjenda e futbollit francez për shtypin vendas, duke deklaruar hapur se kishte ardhur në Shqipëri enkas për të kërkuar votën shqiptare.
Mishel Platini fitoi zgjedhjet presidenciale të UEFA-s, më 27 janar 2007, duke mundur me ndihmën e votave të vendeve të vogla Johansonin.
Sipas një sondazhi parazgjedhor të revistës së njohur franceze “France Football”, Shqipëria rreshtohej pro Platinisë, ndërkohë që sipas një shkrimi tjetër të gjermanes “Bild” pas votimit në UEFA, Shqipëria ishte nga vendet që kishte votuar për Johansonin.
Sigurisht, asnjë nga versionet nuk u vërtetua, pasi vota ka presidentit Duka ka qenë tërësisht e fshehtë.
Gjithsesi, më 11 nëntor 2008, njeriu i plotfuqishëm i futbollit evropian do të mbërrijë në Shqipëri në vizitën e tij të parë zyrtare pas zgjedhjes në postin më të lartë të qeverisë së futbollit evropian.
Vizita e kreut të UEFA-s vjen pesë muaj pas heqjes së pezullimit ndërkombëtar të vendit tonë nga FIFA e UEFA.
Platini do të zhvillojë takime me ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Ylli Pangon, presidentin e FSHF-së, Armand Duka si dhe bisedime me bosët e klubeve shqiptare.
Edhe pse tashmë, marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me FSHF-në kanë një sfond rozë, ende nuk është sqaruar plotësisht se çfarë është bërë me nenin e “ngrirë” 53, që provokoi edhe përjashtimin e Shqipërisë.
Për ish-lojtarin e kombëtares franceze, Platini, vizita e 11-nëntorit do të jetë e pesta në Shqipëri, duke përfshirë edhe vizitën e tij si trajner i përfaqësueses franceze (Franca na mundi 1-0 në Tiranë, më 17 nëntor 1990 për Kampionatit Europian 1992).
Platini ka qenë në Tiranë edhe kur ka inauguruar kompleksin e Kombëtares në Kamzë (2004, në prani edhe të ish-kryeministrit Fatos Nano) e së fundi për të përuruar fushën e futbollit të shkollës “Hasan Vogli” në Tiranë (2006, në prani edhe të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama).
Kush është Platini
52-vjeçari Mishel Platini është një nga legjendat e futbollit francez dhe një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror. Francezi ka marrë pjesë në Kupën e Botës së vitit 1978, 1982 dhe 1986 duke qenë gjysmëfinalist në dy të fundit me përfaqësuesen e vendit të tij. Platini është i njohur për goditjet e tij të lira, cilësi që e tregoi me Francën dhe Juventusin ku luajti për 5 sezone. Platini ka fituar tri herë “Topin e Artë” në vitin 1983, 1984 dhe 1985. Me kombëtaren franceze Platini ka zhvilluar 72 ndeshje duke shënuar 41 gola. Platini ka qenë trajneri i Kombëtares së Francës. Aktualisht Platini është president i UEFA-s dhe zëvendëspresident i FIFA-s.
E Merkure, 08 Tetor 2008