SHBA, Serbise: Prano Pavaresine
Shtetet e Bashkuara i bejne thirrje Serbise te pranoje pavaresine e Kosoves. Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs ka deklaruar se shpreson qe Serbia ta pranoje zgjidhjen e statusit te Kosoves dhe te vazhdoje rrugen drejt integrimit me te plote me Evropen. Kosova pritet ta shpalle pavaresine brenda disa ditesh. Shtetet e Bashkuara pritet qe se bashku me aleatet e Bashkimit Evropian ta njohin pavaresine e Kosoves, sapo ajo te shpallet zyrtarisht. Zonja Rajs e keshilloi Serbine, e cila e kundershton me force nje gje te tille, qe ta pranoje realitetin e krijuar dhe te shikoje perpara.
Duke folur dje para Komisionit te Senatit per Marredhenie me Jashte, ne nje seance ku paraqiti buxhetin e Shteteve te Bashkuara per marredheniet me jashte, Rajs tha se Serbine e pret integrimi me i plote me Evropen, sapo ceshtja e Kosoves te jete zgjidhur, nje proces qe ajo e pranoi se nuk do te jete i lehte per Beogradin. “E di qe kjo do te jete nje periudhe jashtezakonisht e veshtire per popullin serb. Dhe Shtetet e Bashkuara do te shtrijne doren e miqesise, duke thene se statusi i Kosoves dhe zgjidhja e tij do t’i hapin rrugen Serbise qe te shohe perpara dhe te vazhdoje te ndermarre hapat e nevojshem”.
Administrata e Presidentit Bush ka mbeshtetur planin e te derguarit te OKB-se Marti Ahtisaari, per pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven dhe kjo politike gezon perkrahje nga te dyja palet ne Kongresin amerikan.
Megjithate ne seancen e pardjeshme, senatori republikan Xhorxh Voinovic i Ohajos i tha zonjes Rice se ai eshte i shqetesuar se nje Kosove te pavarur mund t’i mungoje infrastruktura per te vene ne zbatim praktikisht pavaresine. “Jam shume, shume i shqetesuar zonja Sekretare per cka do te ndodhe atje, sepse po marr sinjale te perziera. Mendoj se ndoshta ata do ta shpallin pavaresine. Bashkimi Evropian do ta pranoje. Por druhem shume se infrastruktura e parashikuar ne ate plan nuk eshte ajo e duhura per te realizuar ate qe duhet. Dhe nese gjerat nuk funksionojne, mendoj se do te shkaktoje probleme per synimin tone per ta futur ate pjese te botes ne Evrope”.
Zonja Rajs i tha zotit Voinovic se administrata e Presidentit Bush kishte mbajtur dy takime te nivelit te larte per Kosoven ne dy ditet e fundit dhe ka zhvilluar bisedime intensive me aleatet evropiane per realizimin sa me pa probleme te kalimit tek pavaresia e mbikeqyrur. Ajo tha se Bashkimi Evropian por dergon atje nje mision te policise dhe drejtesise per te mbeshtetur trupat e NATO-s dhe se mbrojtja e te drejtave dhe objekteve fetare te pakices serbe ne Kosove eshte nje perparesi per te gjithe faktoret e angazhuar ne kete ceshtje.
Rajs i tha gjithashtu Voinovicit, se kishte nderhyre personalisht te zyrtaret e NATO-s per t’i orfuar Serbise anetaresine ne Partneritetin per Paqen megjithese ende nuk jane dorezuar disa nga figurat kryesore te serbeve te Bosnjes qe kane kryer krime lufte.
Kryeministri Thaci nuk saktesoi as sot daten e shpalljes se pavaresise
Kryeministri Hashim Thaci nuk saktesoi as sot diten e shpalljes se pavaresise por tha se qeveria do te punoje edhe gjate fundjaves. Kryeministri kerkoi edhe nje here nga qytetaret qe shenimi i Festes se Pavaresise te percjelle mesazh shteteror ne bote. “Populli i Kosoves dhe institucionet e dine daten dhe natyrisht se do te kemi festim dinjitoz me ceremoni shteterore dhe nje festim gjitheqytetare, ne kuptimin e mirefillte civilizues te dergimit te mesazhit nga Kosova per boten demokratike se ky vend, ky popull ka sakrifikuar per pavaresi, e meriton pavaresine dhe di te menaxhoje edhe emocionin e festes, te gezimit te harese te ketij vendimi historik te vendit tone”, tha kryeministri.