Perdhunimi i 14-vjecares, gjenden maskat dhe celularet
Shijak- Rrembimi dhe perdhunimi nga dy te rinj, i 14 vjecares nga fshati Goxhas i Shijakut, con ne zbulimin e fakteve te tjera te ngjarjes. Nese prane zones ku abuzohej me te mituren nuk do te kalonin rastesisht disa banore, Ervis Smoqi dhe A. Domi nuk do ta kishin liruar F. M., te pakten edhe per disa ore. Gjate kontrolleve te kryera nga policia vendore, eshte bere e mundur te gjenden edhe disa prova materiale qe vene nen akuze dy te ndaluarit. Burime zyrtare bene me dije se per ngjarjen e ndodhur rreth ores 08:30 te se dieles, jane sekuestruar dy maskat, nje bluze qe eshte perdorur per t'i zene gojen te mitures dhe dy celulare. Rrembimi ndodhi vetem 50 metra larg baneses se vajzes, kurse pas tre oresh abuzimi e keqtrajtimi ajo eshte lene e lire. Policia tha se nuk ka persona te tjere te dyshuar si te perfshire ne kete krim, megjithese u shoqeruan te pakten 24 te rinj banore te Shijakut. Pasi 18 vjecari Smoqi dhe 15 vjecari Domi kane rrembyer te mituren, i kane zene gojen me nje bluze qe mbanin ne duar. Te maskuar e kane derguar ne periferi te fshatit dhe aty kane abuzuar seksualisht.
E.A.
E.A.