E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci”, i pandehuri në spital shtyhet seanca

TIRANE-Sot ka pësuar shtyrjen e radhës seanca gjyqësore në ngarkim të 29 të pandehurve të cështjes për tragjedinë “Gërdeci”. Si për ironi të fatit, shtyrja e seancës bëhet vetëm pak minuta pas nënkryetari I KLD, Kreshnik Spahiu apeloi sot që mos ketë më vonesa të cështjeve gjyqësore.

Shkak për shyrjen e radhës është bërë mungesa e një prej të pandehurve të cështjes, pikërisht Sokol Ngjecit, që ndodhet aktualisht në spital. Ngjeci sot i kishte dërguar një letër trupit gjykues të cështjes duke u kërkuar që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij. Ne letër ai sqaron se avokati mbrojtës duhet ta mbrojë në seancë vetëm në prani të tij.
Mungesa e Ngjecit nuk është e para. Dhe në 14 Janar, mungesa e tij u bë për shtyrjen e seancës gjyqësore. Dhe në këtë seancë Ngjeci kishte paraqitur një deklarate ku thoshte se nuk kishte mundësi të paraqitej.
Në këto kushte gjykata vendosi sërish shtyrjen e seances.

Si për ironi të fatit, shtyrja e seancës bëhet vetëm pak minuta pas nënkryetari I KLD, Kreshnik Spahiu apeloi sot që mos ketë më vonesa të cështjeve gjyqësore.
Pak ditë më parë më parë inspektorët e KLD-së shkuan në Gjykatën e Tiranës për të verifIkuar arsyet e shtyrjes së procesit të bujshëm për tragjedinë e rëndë të 15 Marsit. Reagimi i KDL erdhi menjëherë pas letrës që Gjykata e Tiranës i dërgoi Dhomës Kombëtare të Avokatisë ku kërkohet marrja e masave ndaj avokatëve që me mungesën e tyre sistematike në proceset gjyqësore po bëhen shkak për dështimin e nje prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore në vend.
Sot KLD bëri të ditur se cështja “Gërdeci” është zvarritur me arsye të patolerueshme. Spahiu këshilloi që gjyqtarët të marrin masa të ashpra ndaj avokatëve dhe të mos tolerojne mungesat. Sipas tij, shtyrja e senacave po behet shkak për lirimin e të pandehurve nga akuzat.

Gjyqi më i madh në historine e gjyqësorit, ai i “Gërdecit” me 29 të akuzuar në ngarkim nuk zhvillohet prej tetorit të 2010-ës dhe shkak janë bërë mbrojtësit dhe kërkesat e tyre të vazhdueshme.
Superprocesi po zhvillohet prej më shumë se një viti në gjykatën e Tiranës. Për shpërthimin e fabrikës së demontimit në Gërdec që u mori jetën 26 personave, janë nën akuzë biznesmenë si dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›