Adebayor dëshiron të largohet nga Tottenhami

Emmanuel Adebayor është i gatshëm të largohet nga Tottenhami vetëm disa muaj pas arritjes së marrëveshjes për qëndrimin e tij afatgjatë në White Hart Lane.
28 vjeçari shënoi 17 gola në 32 paraqitje në Premierligë sezonin e kaluar – si huazim – kurse ka bërë vetëm tri paraqitje këtë stinor pas blerjes së kartonit të tij nga Manchester City.
Një burim i afërt me klubin është cituar nga The Sun: “Manu dëshiron të luaj rregullisht dhe kishte shpresuar se do të jetë titullar ndaj Chelseat. Është e qartë se menaxheri Villas-Boas nuk llogaritë në të dhe Manu mendon të largohet”.