E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani konfirmon Allegrin

Milani ka insistuar se Massimiliano Allegri do të mbetet në postin e trajnerit, pavarësisht humbjes nga Lazio 3-2 të shtunën mbrëma, në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

Rossonerët u mposhtën për herë të pestë dhe aktualisht kanë tubuar vetëm shtatë pikë. Por, klubi i beson Allegrit i cili nga ana e tij pranoi se e ka të ardhmen në dyshim.

“Mendoj se gjithçka varet nga klubi. Është normal që kur rezultatet nuk janë të mira, trajneri vihet nën dyshim. Tabela është kjo që është”, deklaroi Allegri pas ndeshjes për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›