Lëvrohet fondi 1.3 milionë USD për Gjirokastrën
Fondi prej 1.3 milionë dollarësh i qeverisë shqiptare, i akorduar UNESCO-s për tu tenderuar sipas kritereve ndërkombëtare, me destinacion restaurimin e objekteve “monument kulture” në qendrën historike të Gjirokastrës është duke u lëvruar dhe përdorur nga firma restauruese që ka fituar tenderin e organizuar nga UNESCO.
Lajmin e bën të ditur drejtori i Trashëgimisë Kulturore në MTKRS, përmes një komunikate për shtyp. Disa nga objektet ku po punohet aktualisht në Gjirokastër (me fondet e qeverisë) janë “Qafa e Pazarit”, banesat e Angonateve, Kabilatet, Gurgajt, etj. Punimet në fjalë po kryhen në përputhje me kalendarin e ndërhyrjeve restauruese të përgatitur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe UNESCO. Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është që veç ruajtjes së vlerave, të përfitohet edhe një shtim i numrit të turistëve në zonën e Gjirokastrës. Sa u takon fondeve, në periudhën 2007-2008 nga buxheti i shtetit janë akorduar për Gjirokastrën 60 milionë lekë me fokus të veçantë, qendrën historike të “qytetit të gurtë”. Ndërkaq, është krijuar
Eshte krijuar per here te pare Zyra e Koordinimit dhe Administrimit te Qendres Historike te Gjirokastres, qe ploteson kriteret e vendosura nga UNESCO per qytetin e gurte. Vetem per vitin 2009 nga buxheti i shtetit jane planifikuar rreth 43 milione leke investime te tjera te perqendruara ne qendren historike te qytetit te Gjirokastres, por keto nuk jane te vetmet arritje dhe suksese te qeverise dhe MTKRS.
11 Shtator 2008