E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS, marrëveshje me Agjencitë Turistike



Ditën e djeshme ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe kryetarja e Shoqatës së Agjencive Turistike Shqiptare, Leida Matja, kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët mbi konsolidimin e partneritetit ndërmjet sektorit privat dhe atij publik në fushën e turizmit. Në nenet e saj, marrëveshja ka pika të cilat synojnë shtimin e vendeve të punës, zgjidhjen e problemeve mes sektorit privat dhe interesave të individit, mbështetjen nga shteti të nismave dhe agjencive turistike, ruajtjen dhe reklamimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, si dhe ndërgjegjësimin e publikut kundrejt tyre, etj. Nga ana e vet, MTKRS-ja zotohet se do të jetë më e ndjeshme në politikat e saj ndaj mbështetjes dhe nxitjes së aktiviteteve ekonomike të lidhura me turizmin, sidomos me artizanatin, suveniret, etj.

11 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›