E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miss, pa pëlqimin e babait

Kleoniki Delijorgji, është vetëm 16 vjeçe dhe tashmë është shpallur si më e bukura jo vetëm e Shqipërisë por edhe e “Miss Globe 2012”.

Emri i saj mediatikisht është lidhur gjithmonë me atë të babit të vet Mihal Delijorgji, ish-president i sport-klub “Luftëtari” dhe ish-administrator i kompanisë “Albademil”, çka e bëri të akuzuar në tragjedinë e Gërdecit.

Po pavarësisht kësaj, Kleoniki flet për babin e saj me adhurim, pasi ai e mbështet atë në çdo ëndërr të saj, pavaresisht faktit se nuk i pëlqejnë konkurset e bukurisë.

"Nuk mund të them se i pëlqejnë, po derisa ishte ëndrra ime, ai nuk kundërshtoi dhe më ka mbështetur deri tani,'' ka thene ajo per mediat shqiptare.
Duke folur për planet e saj, Niki ka thëne se të ardhmen e sheh në fushën e televizionit. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›