E Diel, 1 Nëntor 2026

Mister, projektet energjetike

Lëvizja "Mjaft!" shprehu dje shqetësimin mbi investimet "vigane" në energji dhe industri në Shqipëri, në një kohë që transparenca për këto investime mungon tërësisht. Sipas deklaratës së lëvizjes, deri më sot është dëgjuar për miliarda euro investime dhe disa impiante energjetike nga Italia, por lista e plotë e marrëveshjeve, projekteve dhe kontratave nuk është bërë kurrë publike. Lëvizja "Mjaft!" ka dorëzuar sot një kërkesë zyrtare pranë autoriteteve, në zbatim të së drejtës së informimit, për t‘u njohur me projektet dhe kontratat ekzistuese apo të parashikuara.

"Në një kohë që ne ende vuajmë nga mungesa e furnizimit normal me energji, ky fakt përdoret jo si reflektim për mirëmenaxhim të burimeve që disponojmë, por si justifikim për zaptime të errëta në sektorin energjetik", u shpreh Hankollari. Sipas ekspertëve, vendi ka nevojë për një rehabilitim të hidrocentraleve ekzistuese, shoqëruar vetëm me një TEC me kapacitet jo më shumë se 300 MW.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›