Tkurret projekti i "rrugëve dytësore"
Kur kanë mbetur pak më shumë se 6 muaj nga fundi i mandatit, qeveria ka në dispozicion vetëm 40 milionë dollarë, të cilat do të përdoren për zbatimin e projektit "Për ndërtimin e 1500 kilometrave rrugë dytësore". I trumbetuar me të madhe, që prej 2006-ës, Kryeministri Berisha premtoi se deri në fund të mandatit do të niste punën dhe do të përfundonte ndërtimin për 1500 kilometra rrugë rurale. Kryeministri tha gjithashtu se ka marrë mbështetjen nga Banka Botërore, e cila do të mundësonte krijimin e një fondi prej 400 milionë dollarësh, të nevojshme për ndërtimin e rrugëve. Por sot që flasim, qeveria ka siguruar vetëm 40 milionë dollarë, të cilat do të shërbejnë për ndërtimin e 100 kilometrave rrugë në disa zona të vendit, që shtrihen në 11 qarqe (Durrësi mungon). Komisioni i Ekonomisë në Kuvend miratoi dje një marrëveshje financimi prej 15 milionë dollarësh të mundësuara nga OPEC-u, me synim ndërtimin e këtyre rrugëve. Anëtarët e komisionit parlamentar votuan "pro" projektligjit, ndërsa opozita hodhi dyshime, duke u thënë se "e gjithë propaganda për ndërtimin e rrugëve dytësore fshihet pas platformës elektorale të demokratëve". Fondi i OPEC-ut, prej 15 milionë dollarësh, do t‘i bashkëngjitet marrëveshjes tjetër, të nënshkruar pak kohë më parë me Bankën Botërore, e cila mundësoi krijimin e 20 milionë dollarëve. Bashkë me 5 milionë dollarë të akorduar direkt nga buxheti i shtetit, në total bëhen 40 milionë dollarë. Puna për ndërtimin e rrugëve duhet të kishte nisur me kohë, por problemet me përzgjedhjen e institucionit zbatues të projektit, krijuan vonesa. Në fund, qeveria vendosi që projektin e 1500 kilometrave rrugë dytësore t‘ia besonte Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Projekti
Rreth 101.2 km rrugë dytësore në 10 prej 12 qarqeve në vend do të rehabilitohen përmes një kredie prej 15 milionë dollarësh nga fondi i OPEC-ut. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID) për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe vendore" u miratua dje nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë. Opozita kërkoi nga drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, që të paraqiste detaje rreth projektit të Bankës Botërore. Beci ka sqaruar se, fondet prej 40 milionë dollarësh do të shërbejnë për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për hartimin e projekteve dhe punimet civile. "Nuk është e vërtetë që pjesa kryesore e fondit do të përdoret për hartime projektesh. Një pjesë e tij, afërsisht 28 milionë dollarë, do të përdoren direkt për ndërtim rrugësh", tha Beci në komision. Më tej ai shtoi se, projekti synon përmirësimin e shërbimeve kryesore dhe të tregjeve ekonomike, nëpërmjet sigurimit të rrugëve të përshkueshme. Ky synim, sipas tij, përfshihet në objektivat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, 2007-2013. Por opozita paraqitet skeptike për sa i takon transparencës që po shoqëron projektin. Nëpërmjet kredisë prej 15 milionë dollarësh pritet të përmirësohet situata e rrugëve dytësore në rajonet e Vlorës, Tiranës, Korçës, Dibrës, Lezhës, Kukësit, Fierit, Beratit, Gjirokastrës dhe Elbasanit.
Rrugët që do të ndërtohen
Rajoni Aksi km
Vlorë Xarr-fshati Pllakë 9.1
Tiranë Ura e Farkës-Qendër Fshat 6.5
Korçë Kryqëzimi Lapidar-Koritë 8
Dibër Kuben-Përroi i Kapsit 10
Lezhë Lezhë-Kallmet 11
Kukës Domaj-Ura e Lapajve 10
Shkodër Vau i Dejës-Nënshat 11.6
Fier Strumë-Qafa e Marinzës 11.5
Elbasan Belsh-Fierzë 9
Berat Ura e Goricës-Fshat Mbreshtan 8
Gjirokastër Valare-Erind 6.8