Pi helm se nuk e lanë të dilte
Një vajzë 15-vjeçare nga
fshati Pojan i Rrethit të
Korçës ka rrezikuar seriozisht
jetën, pasi ka gëlltitur një
sasi pesticidesh me qëllim
vetëvrasjen. Burime të Policisë
së Korçës bënë të ditur se
ngjarja ndodhi të martën në
fshatin Pojan, pas një sherri
në familjen e adoleshentes.
Vajza nuk është lejuar
nga prindërit që të dalë me
shoqet dhe shokët dhe kjo
e ka rënduar gjendjen e saj
psikologjike. Menjëherë pas
debatit, vajza ka gëlltitur një
sasi pesticidesh që ndodhej
në shtëpi, por është gjetur
nga familjarët, të cilët e kanë
çuar në spital, në gjendje të
rëndë. Mjekët thanë dje se
ajo ka dalë jashtë rrezikut.
fshati Pojan i Rrethit të
Korçës ka rrezikuar seriozisht
jetën, pasi ka gëlltitur një
sasi pesticidesh me qëllim
vetëvrasjen. Burime të Policisë
së Korçës bënë të ditur se
ngjarja ndodhi të martën në
fshatin Pojan, pas një sherri
në familjen e adoleshentes.
Vajza nuk është lejuar
nga prindërit që të dalë me
shoqet dhe shokët dhe kjo
e ka rënduar gjendjen e saj
psikologjike. Menjëherë pas
debatit, vajza ka gëlltitur një
sasi pesticidesh që ndodhej
në shtëpi, por është gjetur
nga familjarët, të cilët e kanë
çuar në spital, në gjendje të
rëndë. Mjekët thanë dje se
ajo ka dalë jashtë rrezikut.