E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mister vdekja e oficerit të SHISH, dyshohet të jetë vrarë

Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet dhe pas dy javësh ashtu sikurse thuhet mund të ketë ndonjë version zyrtar për vdekjen e oficerit. Ekspertiza mjeko-ligjore ka bërë me dije se burri ka pasur fraktura në kokë, çka do të thotë se ai mund të jetë vrarë.

Por nga ana tjetër, sipas news24, gëzhoja e pistoletës e gjetur në makinën e 49-vjeçarit, i përket armës të tij. Ekspertët e kriminalistikës bënë me dije te të pranishmit se mister mbetet dhe vendi ku është kryer krimi, pasi automjeti i djegur është dërguar më pas në vendin ku u u gjet nga Policia.

Kriminalistika dyshon se automjetit i është vënë zjarri për të zhdukur gjurmët.  Ndërkaq, Instituti i Mjekësisë Ligjore është duke u marrë me ekzaminim dhe ekspertizën e trupit të oficerit Çopa dhe një raport përfundimtar pritet të dalë pas dy ditësh.

Zyrtarisht, policia e Durrësit tha se oficeri ishte vetëvrarë. Mësohet gjithashtu, Çopa ishte një nga personat që hetonte vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, SKerdilajd Konomi. Oficeri i Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës  Isa Çopa u gjet i pajetë të hënën, rreth orës 00:30, në plazhin e Currilave. /Start/

                                                                                             2011-10-27 08:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›