E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misteret e Gagarin. Sekreti per njeriun e pare ne hapesire

Zyrtarët rusë njoftuan se disa dokumente që lidhen me Juri Gagarin dhe fluturimin e tij historik në hapësirë janë deklasifikuar duke u bërë të hapura për publikun për herë të parë. Një numër dokumentesh që kanë interes të veçantë janë ato që lidhen me vdekjen e Juri Gagarin, vdekje për të cilën janë ngritur mjaft spekulime.

”Dokumentet e komisionit që hetoi në kohën e ngjarjes e cilësojnë aksidentale përplasjen e avionit luftarak MIG gjatë së të cilit Gagarin humbi jetën” njoftoi zyrtari ALeksandër STepanov nga arkiva e presidentit rus. Gagarini vdiq më 27 mars 1968 kur avioni ku ai ndodhej për një mision trajnimi, u përplas në një rajon afër Moskës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›