E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbipopullim ne burgje. 480 te paraburgosur teper

480 eshte numri i te paraburgosurve dhe te denuarve, mbi kapacitete aktuale qe ofrojne 22 institucionet e vuajtjes se denimit ne vend. Kjo shifer eshte sa gati 10% e numrit te personave te proceduar penalisht nga drejtësia shqiptare dhe konsiderohet e larte edhe pse nga viti ne vit ka patur renie te ndjeshme.

“Mbipopullimi është problem për sistemin e burgjeve. Aktualisht në burgje ka rreth 400 të dënuar të paraburgosur, mbi kapacitetin ligjor të përcaktuar për këto institucione. Është bërë vazhdimisht shumë për uljen e kapacitetit qoftë në drejtim të rritjes së kapacitetit pranues, qoftë nëpërmjet ndërtimit të institucioneve të reja. Një ndihmesë jashtëzakonisht të madhe ka dhënë aplikimi i dënimeve alternative” tha Arben Tusha, drejtori ligjor ne DPB.

Sipas tij, mbi 1 mije persona qe prej një viti po perfitojne nga aplikimi i shërbimit te proves, duke permiresuar edhe me shume kushtet ne institucionet e vuajtje sse denimit.

Aplikimi i denimeve alternative per veprat penale te lehta po sjell uljen e ektij fenomeni qe ende s’ka gjetur zgjidhje perfundimtare. Kosto financiare per nje te denuar ose te paraburgosur i kushton shtetit qinda mije leke ne vit.

Aktualisht ne sistemin e burgjeve jane 4800 te denuar dhe paraburgosur, ndersa shtrirja e shërbimit te proves ne te gjithe vendin pritet te ule kete fenomen.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›