Fusha e naftes ne flake. Publikohet video per demet ne Libi

Një video amatore e postuar në rrjetet sociale tregon fushën e naftës në Mesla të Libisë, të mbuluar nga flakët dhe tymi. Bëhet fjalë për një nga naftësjellësit më të mëdhenj të Libisë, që duket i mbuluar me një tym të dendur të zi. Përmbajtja e videos nuk mund të konfirmohet në terren, pasi naftësjellësi ndodhet në jug të bazës së kryengritësve në Adxhabija. Sulmet mbi fushat e naftës në Libi e kanë ngritur çmimin e arit të zi në mbi 124 dollarë për fuci, rekord i 32 muajve të fundit.