E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misteri Kryeziu, Gruaja: Eshte zhdukur

Vazhdon te mbetet i mbuluar nga misteri fati i 54-vjecarit kosovar Ismet Kryeziu, per te cilin policia e Tiranes pavaresisht se po vazhdon kerkimet, zyrtarisht ka si piste ate te largimit me dashje nga banesa.

Ne diten e gjashte te zhdukjes se Kryeziut, policia nuk e konfirmon verisonin tjeter te ndonje dyshimi per rrembim apo pengmarrje. Sipas agjenteve qe po verifikojne denoncimin e bashkeshortes se tij, Anila Leli, ende nuk ka prova qe t’i bejne ata te dyshojne per rrembim.

Duke vijuar ne te njejten linje me policine, edhe prokuroria e kryeqytetit ka refuzuar te regjistroje procedim penal per rrembim apo pengmarrje pasi sipas prokurorit qe mbulon zonen ku ka banesen Ismet Kryeziu, nuk ka asnje prove sipas te cilave 53-vjecari te jete kercenuar, konfliktuar apo te kete mosmarreveshje me persona te tjere.

Ne denoncimin e bashkeshortes, Anila Leli eshte shenuar ora 18 e te shtunes, kur i shoqi eshte larguar nga banesa, me justifikimin se do pinte kafe me dy miq, ish- pjesemarres ne UCK, por qe pas verfikimeve policia ka zbuluar se ai jo vetem qe nuk i ka takuar ata, por as kane komunikuar se fundmi me telefon.

Cifti Kryeziu jeton ne Prishtine dhe kishin ardhur ne Tirane, para pak kohesh sipas te shoqes per t'i bere nje vizite mjekesore vajzes.

Policia deklaroi per Top Channel, se jane zbardhur telefonatat si dhe eshte kontrolluar sistemi TIMS, ku rezulton se Ismet Kryeziu pas dites se shtune nuk eshte rregjistruar ne asnje nga pikat kufitare me destinacion jashte Shqiperise.

Ismet Kryeziu eshte i identifikuar per polciine edhe si mik i Remzi hoxhes, biznesmeni i zhdukur vite me pare nga agjente te SHIK-ut.

Njohjen mes tyre e ka konfirmuar edhe e shoqja e cila shtoi jashte kameras se Top Channel se ata te dy jane njohur ne Kosove gjate  shume vite me pare ne frontin e rezistences.

Kryeziu sipas familjareve me se fundmi ishte aktivist ne aleancen per ardhmerine e Kosoves. Nderkohe ne dosjet e policise 53- vjecari kosovar ka qene nen hetim dhe i arrestuar per armembajtje, proces i cili gjate viteve 93 e ne vijim beri buje.

Mediat e shkruara e kane lidhur portretin e Ismet Kryeziut edhe si ish eksponent ne UCM, ndersa edhe dy emrat per te cilet bashkshortja ka denoncuar se me ta do takohej I shoqi jane po ashtu, nga radhet e drejtuesve te UCK-se.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›