E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja me status, Parku i Liqenit i nenshtrohet nje studimi

Parku i madh i Tiranes do t'i nenshtrohet nje studimi per zgjidhjen e ceshtjes se administrimit te tij dhe degradimit mjedisor te liqenit, ku jane evidentuar nje sere problemesh. Bashkia e Tiranes po punon per pergatitjen e ketij studimi, i cili do te marre miratimin e Keshillit Bashkiak dhe Keshillit te qarkut, me qellim qe t'i hapet rruga fillimit te procedurave per hartimin e planit te menaxhimit te parkut dhe per te garantuar nje mbrojtje ligjore per kete zone. Dhenia e Statusit te Parkut Rajonal do te krijoje bazat per ruajtjen e ekosistemit nga ndotjet dhe nderhyrjet abuzive, si dhe ndihmon ne zhvillimin e metejshem te biodiversitetit ne gjithe hapesiren e parkut te Tiranes, u shpreh pergjegjesi i sektorit te zonave te mbrojtura ne ministrine e Mjedisit, Nihat Dragoti. Sipas tij, me dhenien e ketij statusi, percaktohen me sakte siperfaqja dhe masat qe do te merren per investimin dhe mirembajtjen e parkut. Per ceshtjen e liqenit te Tiranes, ministria e Mjedisit, e cila mbulon anen politike dhe ate te legjislacionit, ka dhene drejtimin e saj ne lidhje me statusin qe do te marre parku i madh i qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›