E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, rritje investimesh deri ne 11% brenda vitit 2015

Luljeta Ndoka

Viti 2013, viti 2014 dhe ai 2015 pritet qe te jene pozitive sa u perket jo vetem mbledhjes se te ardhurave, por edhe rritjes se investimeve nga ana e Bashkise se Tiranes. Sipas projektvendimit dhe relacionit per "miratimin e treguesve ekonomike dhe financiare te Bashkise se Tiranes dhe tavaneve pergatitore te programit buxhetor afatmesem per periudhen 2013-2015", jepen me detajim parashikimi per mbledhjen e te ardhurave dhe rritjen e investimeve. Keshtu, ne nen-tavanin "investime", Bashkia e Tiranes ka parashikuar rritje ne masen 8 per qind per vitin 2013, 11 per qind ne vitin 2014 dhe 7 per qind ne vitin 2015, ne kete kategori perfshihen pagesat e TVSH-se, si dhe detyrime te kredive per investimet e huaja. Per investime, relacioni thote se rritja me e madhe eshte orientuar ne programet prioritare te menaxhimit te rrugeve e transportit, sherbimeve publike dhe arsimit, por edhe ne programet e kujdesit social, sportit e kultures. Por, rritja e ketyre investimeve, do te jete me se shumti pasoje e rritjes se mases se mbledhjes se te ardhurave qe vijne nga detyrimet fiskale. Kesisoj, per vitin 2013, te ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore parashikohen te jene 5 per qind me te larta se ky vit. Kjo percaktohet ne projektvendimin qe do t'i prezantohet Keshillit Bashkiak. Behet fjale per draftin "Per miratimin e treguesve ekonomike e financiare dhe tavaneve pergatitore te programit buxhetor afatmesem per periudhen 2013-2015". Keshtu, per vitin 2014 parashikohen te jene 6.8 per qind me shume se viti paraardhes dhe per vitin 2015 do te jene 5 per qind me shume se viti 2014, sipas projektvendimit. Keto parashikime mbeshteten ne supozime te pergjithshme, te cilat jane te lidhura ngushte me nje sere masash qe synon te ndermarre Bashkia. Treguesit ekonomike e financiare te bashkise bazohen ne paketen fiskale aktuale te Bashkise se Tiranes, shperndarjen e burimeve ne perputhje me prioritete e zhvillimit te qytetit, analizen e kostove te sherbimeve per cdo program, si dhe ne buxhetin e vitit 2012. Keshtu, taksa mbi pasurine, pritet qe te realizohet mesatarisht me 3, 8 dhe 5 per qind, respektivisht per vitet 2013, 2014 dhe 2015. Per taksen e biznesit te vogel eshte supozuar qe baza e takse te rritet me nje dinamike vjetore te njejte me GDP-ne gjate gjithe periudhes se parashikuar si rrjedhim i shkurtimit te procedurave administrative dhe tatimore per regjistrim. Taksa e ndikimit te infrastrukture per ndertimet e reja, parashikohet ne 1,4 miliarde leke, ose 5 per qind me shume se viti aktual. Gjithashtu, nje rritje e konsiderueshme e te ardhurave pritet nga procesi i legalizimit, ku si pasoje e ecurise se ketij procesi dhe per vitet ne vijim, do te kemi prurje te konsiderueshme ne buxhetin e Bahskise se Tiranes. Sa i perket takses se kalimit te se drejtes se pronesise per pasurite e paluajtshme, eshte parashikuar nje rritje e ndjeshme ne kete takse ne vitet 2013-2015, ne kushtet qe bashkia e Tiranes aktualisht po procedon me ritme te shpejta per pajisjen me leje shfrytezimi te objekteve te ndertuara me leje ndertimi ne vite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›