Misteri, një skelet me pranga gjendet në pusin e shtëpisë
DURRËS- Eshtrat e një njeriu, me duart në pranga gjermane, janë gjetur mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit. Një banorë ka parë i terrorizuar skeletint teksa ka qenë duke punuar për hapjen e një pusi në oborrin e shtëpisë së tij.
Pa bërë asnjë veprim tjetër ai ka lajmëruar policisë, e cila mbërriti menjëherë ë vendngjarje. Personi që zbuloi eshtrat e një njeriu që mund të jetë vrarë vite më parë i ka rrëfyer policisë se po gërmonte për të hapur një pus uji. Në tre metra thellësi ai ka cekur mbi eshtrat.
Ku banor është nga fshati Katund i Ri në Sukth të Durrësit. Lagje kjo e mbushur me shtëpi pas në vitet 60-70. Të dhënat e para tregojnë se vendi ku janë gjetur eshtrat nuk ka qenë asnjëherë varrezë, çka dëshmon se personi mund të jetë ekzekutuar në atë vend.
Nga gërmimet ekspertët hetimorë kanë gjetur të padëmtuar kafkën, kockat e kraharorit si dhe një palë pranga gjermane. Eshtrat janë dërguar në laborator për analiza të mëtejshme të cilat do të saktësojnë kohën dhe mënyrën e vdekjes.
Nuk dihet nëse skeleti i përket një njeriu të vrarë gjatë Luftës së dytë Botërore, apo një të persekutuari të ekzekutuar gjatë periudhës së diktaturës së Enver Hoxhës. Gjithsesi ka edhe pista të tjera, pasi në këtë zonë që ka qenë totalisht e pyllëzuar vite më parë rivalizonin bandat.
Nga të dhënat e para, policia thotë se prangat e gjetura janë përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe gjatë kohës së diktaturës së Enver Hoxhës.