“PS të japë konsensus për "imunitetin" dhe ligjin e “spiunëve”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kur kanë mbetur disa muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare kreu i mazhorancës premton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërsa deklaroi futjen në një vit elektoral, theksoi se reforma elektorale do të jetë prioritet dhe ftoi opozitën të jetë bashkëpunuese. "Jemi të vendosur ta bëjmë në bashkëpunim të plotë me opozitën", - theksoi Berisha. Në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar të PD-së për sesionin e ri parlamentar, Kryeministri ka theksuar domosdoshmërinë e votimit të të gjitha reformave të rëndësishme si ajo e drejtësisë, kufizimi i mandatit ose siç e quajti ai “ligji antikoorupsion” dhe shumë e shumë të tjera. Duke iu referuar Kodit të ri Zgjedhor ai tha se “Komisioni zgjedhor ka vazhduar punën në nivel ekspertësh edhe gjatë periudhës së pushimeve. Komunikimi ka qenë i pandërprerë midis palëve. Është shumë e rëndësishme ta konkretizojmë këtë ligj bazë të vendit dhe të shoqërisë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që t u jepet kohë institucioneve përgjegjëse për përvetësimin dhe zbatimin e tij sa më të sigurt dhe të paanshëm.” Një tjetër ligj shumë i rëndësishëm është dhe “ligji për heqjen e imunitetit”, ligj i cili barazon politikanët dhe zyrtarët shqiptarë me qytetarët e thjeshtë në raport me krimin e zakonshëm dhe korrupsionin. Duke theksuar se do të ishte në dinjitetin dhe detyrimin e Parlamentit, votimi i këtij ligji me konsensus nga të gjitha palët, Kryeministri e quajti të pavend shqetësimin e opozitës se lufta kundër korrupsionit mund të përdoret për qëllime politike. “Hezitimin e mëparshëm të opozitës e kam interpretuar si një drojtje të tyre se lufta kundër korrupsionit mund të përdorej për qëllime politike, por ne u kemi faktuar shqiptarëve dhe botës se nuk e kemi përdorur dhe nuk e përdorim këtë luftë për qëllime politike. Shqipëria e ka të domosdoshme heqjen e mburojës së imunitetit për cilindo zyrtar dhe qytetar të këtij vendi. Është hipokrizi të flasësh çdo ditë për korrupsionin dhe të mbash imunitetin tënd. Dhe imuniteti ka rregulla se si hiqet, nuk mbrohet as me deklarata të njëanshme, nuk është i asnjë personi, por është i një institucioni dhe ai hiqet me ligje”. Ligji për pastërtinë e figurave të zyrtarëve publik, ka qenë një nga ligjet që, sipas Berishës, është i një rëndësie të veçantë, duke e cilësuar atë si një hap me të cilin Shqipëria do të ndahet nga e shkuara e diktaturës. “Shqipëria ka pasur diktaturën më të egër, të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër të Evropës ish-komuniste. Kjo është e vërteta. Ka pasur gulaget më të egra dhe më të shumta se çdo vend tjetër i Evropës ish-komuniste. Ka pasur ekzekutimet pa gjyq më të mëdha se çdo vend tjetër, ka pasur sistemin më të organizuar të torturave, si dhe të ndjekjes dhe persekutimeve. Megjithatë, modeli që ne kemi përzgjedhur për këtë ligj nuk është as modeli gjerman, i cili përjashton nga detyra një numër të gjerë profesionesh, nuk është as modeli polak, i cili hap procese gjyqësore për të gjithë ata që kanë dënuar, hetuar për bindje politike, në secilin rast, nuk mund të jetë model dosido, sepse kjo është që të tallesh me popullin që pati rreth një të katërtën e qytetarëve të tij të persekutuar. Ndaj dhe u zgjodh modeli çek me disa modifikime të diktuara nga koha dhe që janë normale.” Edhe për këtë ligj, kryeministri Berisha kërkoi bashkëpunimin e opozitës, duke e ftuar atë të mos bëhej padashur mbrojtëse e një të kaluare të hidhur për vendin. “Do të ishte një gabim historik për opozitën, po të mos bashkohej dhe të ndahej, duke bërë gardianin e asaj trashëgimie tmerrësisht të hidhur. Në këtë mënyrë ajo do të dëshmonte se vetëm emrin ka ndryshuar dhe të tjerat kanë mbetur, çka unë nuk besoj se do të ishte në interesin e saj dhe të shoqërisë shqiptare.”
Kryeministri: “E futa Akademinë e Shkencave në orbitë”
Reforma në kërkimin shkencor do të vazhdojë të jetë prioritet i qeverisë “Berisha”. Në konferencën “Shkenca në shërbim të shoqërisë shiptare”, kryeministri Berisha ka deklaruar sërish se studiuesve, shkencëtarëve do t u jepet ndihma e duhur në projektet e tyre, ndërkohë që vetëm këtë vit 400 vende të reja në universitetet e vendit do të jenë për specialistët, studiuesit dhe shkencëtarët, të cilët do t i bashkangjiten mësimdhënies në këto institucione. Ai vlerësoi reformën në Akademinë e Shkencave si një domosdoshmëri për të larguar metodat e dështuara sovjetike për t iu afruar programeve të avancuara perëndimore. Një reforme të thellë iu nënshtruan të gjitha institutet e Akademisë. “Koha i kishte nxjerrë jashtë orbitës së saj. Ato u rivendosën në një orbitë të re, në një orbitë ku mund të rivitalizohen dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e gjithanshëm të shkencës në veçanti, dhe zhvillimin e vendit në përgjithësi”. Kryeministri u bëri thirrje rektorëve, dekanëve në vend, që të bashkëpunojnë për thithjen e këtij kontigjenti në universitete. Ndërkohë që një nga nismat e qeverisë ka qenë krijimi i fondit të ekselencës. Në konferencën “Shkenca në shërbim të shoqërisë shqiptare” kanë marrë pjesë akademikë, shkencëtarë, albanologë, nga vendi ynë, Kosova dhe Maqedonia, të cilët për tri ditë me radhë do të diskutojnë tema të ndryshme rreth integrimit të shkencës në shoqëri.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008