Dalin biletat për ndeshjen Shqipëri-Suedi
Autori i Lajmit: red.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Suedi e vlefshme për eliminatoret e Botërorit "Afrika e Jugut 2010", e cila do të zhvillohet në datën 6 shtator, në orën 18:45, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", në Tiranë, bënë të ditur për ATSH-në, burimet zyrtare të saj. Çmimet e biletave të hedhura në treg janë publikuar nga faqja zyrtare e FSHF-së. Kështu biletat në Tribunat A dhe B kushtojnë 5000 lekë, në tribunën D2 çmimi i biletave arrin deri në 2000 lekë, ndërsa në dy tribunat e tjera ballore D1 dhe D3, deri në 1000 lekë. Biletat më të lira janë ato në tribunat C dhe E ku çmimi shkon deri në 300 lekë. Këto bileta mund të blihen pranë stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", ose pranë zyrave të FSHF-së, me qëllim shmangien e abuzimeve të vërejtura më parë me çmimet e biletave për ndeshjet e ekipit kombëtar.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008