Topalli: “Ahmet Zogu, vizionar si Ataturku”
Autori i Lajmit: red.
Dita e Monarkisë, siç konsiderohet nga pretendenti për fronin e mbretërisë shqiptare 1 Shtatori, shënoi dje kulmin, kur Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e krahasoi Mbretin Zog i Parë me Ataturkun e Turqisë. “Historia e Mbretërisë së Shqipërisë vlen për t u studiuar në të gjithë gjerësinë e saj, për të gjithë bazën legale mbi të cilën u ngrit shteti shqiptar, përmes vizionit modern të Mbretit Zog”. “Ishte një njeri vizionar, që ëndërronte një Shqipëri moderne. Besoj se modeli i tij ishte modeli i Ataturkut shqiptar. Në kuptimin e sotëm dhe në artikulimin e sotëm besoj se ishte një lider i vërtetë, i admirueshëm për reformat që bëri, për mendimin modern dhe aplikimin me kurajë të idesë së një shteti modern shqiptar që për atë kohë ishte jashtëzakonisht e vështirë”.
Kështu u shpreh Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, pasi vizitoi ekspozitën e çelur me rastin e 80-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare, e para e këtij lloji në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita përmban foto nga jeta e Familjes Mbretërore, sende nga Pallati Mbretëror, veshje të ruajtura nga ajo periudhë e mjedise të improvizuara me orendi të Pallatit Mbretëror. Topalli falënderoi familjen mbretërore dhe Ministrinë e Kulturës, për ekspozitën që tha se ishte e para kaq e pasur me të gjitha fazat e jetës së Mbretit Zog. “E shohim që në rininë e tij, pasi ka qenë mjaft i ri kur filloi angazhimet në politikë, i cili u bën përshtypje ambienteve të asaj kohe në Shqipëri dhe jashtë saj për inteligjencën e tij”, - tha Topalli. Ajo sugjeroi më tej se është ndoshta historia e parë e gjithë historisë së shtetit shqiptar që vlen për t u studiuar në të gjithë gjerësinë e saj, “qoftë nga pikëpamja që unë e shoh si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë: për ligjet që janë bërë, për Kushtetutën, kodet, qarkoret, për të gjithë bazën legale mbi të cilën u ngrit shteti shqiptar për të cilin merita kryesore, absolutisht, në ato vite është e Mbretit Zog”, - u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin të pranishëm anëtarë dhe të afërm të familjes mbretërore, historianë, personalitete të kulturës, studiues shqiptarë dhe të huaj.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008