E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, zhvillohet stërvitja e parë

Autori i Lajmit: red.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur grumbullimin për takimin ndaj Suedisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të Afrikës 2010. Kuqezinjtë kanë zhvilluar stërvitjen e parë në kompleksin “Dinamo” nën drejtimin e Ari Hanit, por me mungesa të shumta në ditën e parë. Të pranishëm kanë qenë Hidi, Skela, Lala, Kapllani, Cana, Lila, Vrapi, Hyka, ndërkohë që priten të bashkohen gjatë ditës së martë edhe lojtarët e tjerë si Debatik Curri, Dallku, Klodian Duro si dhe Erion Bogdani, e Besart Berisha. Te gjithë lojtarët kuqezi janë në një formë të mirë dhe kanë nisur të luajnë edhe në kampionatet ku ata aktivizohen, ndërkohë që skuadra është e grumbulluar në hotel “Tirana”, ndërsa ditën e martë trajneri Ari Han ka bërë të ditur se do te zhvilloje dy seanca stërvitore ne dite, paradite ne kompleksin “Skënder Halili” si dhe gjatë pasdites. Nje nga lojtaret kryesorë te ekipit tonë kombëtar, sulmuesi i njohur, Hamdi Salihi, flet per takimin ndaj Suedisë së Ibrahimoviçit që do të zhvillohet diten e shtunë ne “Qemal Stafa”. Salihi vlerëson kundërshtarin, por edhe takimet e tjera në grupe. Nderkohë që ka folur edhe per golin e shënuar se fundi në Austri me Ried. Hamdi Salihi eshte nje nga shtyllat kryesore te kombëtares sonë dhe pritet te jete titullar ne krah te Kapllanit ndaj Suedisë që nga minuta e parë.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›