Nikoliç nuk pranon rezultatet, planifikon protesta

Lideri i Partisë Progresive Serbe opozitare, Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar sot se nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve në Serbi dhe se nga nesër do të mbajë “protesta të qeta, demokratike, jo të dhunshme në mbarë Serbinë”.
Nikoliç tha për gazetarët, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Progresive Serbe, se kjo parti nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve të 6 majit, të cilat i ka publikuar Komisioni Zgjedhor Republikan.
Vendimi për protesta në Beograd dhe ai për mospjesëmarrjen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 20 maj, do të merret nesër, ka thënë Nikoliç.