Higjena, fëmijët sapun në çantat e shkollës

Fëmijët të mbajnë sapun me vete, t'i lajnë sa më shpesh duart dhe të kenë sa më shumë kujdes për higjenën personale. Kjo ka qenë dhe qëllimi i "Shoqatës Përgjegjësi të Barabarta", ku kreu i kësaj shoqate Ahmet Dursun, u ka dhuruar fëmijëve të klasave të para ne shkollën "Edith Durham" nga një sapun të cilin do ta mbajnë në çantat e tyre së bashku me fletoret. Kjo nismë, ka si synim që t'i sensibilizojë të gjithë prindërit dhe mësuesit për rëndësinë e higjienës nëpër shkolla, dhe për rreziqet e shumta nga virozat gripale. Edhe drejtoresha e shkollës "Edith Durham", Luljeta Minarolli, ka theksuar se sensibilizimi i fëmijëve për rëndësinë e kujdesit shëndetësor, duhet të fillojë që në bankat e shkollës .
Kreu i "Shoqatës Përgjegjësi të Barabarta", Ahmet Dursum është shprehur se është shumë e rëndësishme të kuptohet se është më mirë të mbajmë nga një sapun me vete sot , se ilaçe nesër .
Kreu i "Shoqatës Përgjegjësi të Barabarta", Ahmet Dursum është shprehur se është shumë e rëndësishme të kuptohet se është më mirë të mbajmë nga një sapun me vete sot , se ilaçe nesër .