Miterrand vdiq me eutanazi, Sarkozi pi pilula të paaprovuara
Një libër i ri i dy gazetarëve francezë tregon sekretet e njerëzve që kanë drejtuar dhe drejtojnë Francën, të cilat janë mbajtur larg mediave për të mos cenuar etiketën, të paaftë fizikisht për të kryer detyrën. Ish-presidentit francez, Fransua Miterrand, i është bërë një injeksion fatal intravenoz për tu dhënë fund vuajtjeve të tij me kërkesën e vet atij, thuhet në një libër të ri të publikuar në Francë, Presidentët. Miterrand, i vetmi president socialist francez nga viti 1981 në 1995, ishte kundërshtar i eutanazisë, dhe vdiq në moshën 80-vjeçare, në vitin 1996. Ai ka vuajtur nga kanceri për 15 vjet, por sëmundja e tij u mbajt sekret gjatë kohës që ishte gjallë. Mjeku i tij personal, Klaud Gubler, e ka rrëfyer atë në një libër të titulluar Sekreti i madh i publikuar pas vdekjes së Presidentit, ku thuhej se ai kishte vuajtur nga sëmundja e rëndë gjatë gjithë kohës që ishte në presidencë dhe se kjo e bënte atë të paaftë për të kryer detyrën presidenciale. Dr. Gubler ka deklaruar në libër se ai ishte i detyruar të jepte vlerësime false se presidenti gëzonte shëndet të plotë. Libri u censurua dhe Gubler u dënua me burg me urdhër të presidentit pasues, Zhak Shirak. Sipas zbulimeve të fundit në librin e shkruar nga dy gazetarë francezë, Denis Demonpion dhe Laurent Leger, injeksioni fatal që i dha fund jetës së Miterrand u bë në prani të një gruaje misterioze, e cila më pas kishte lajmëruar mjekun e Presidentit. Djali i Miterrand, Gilbert, tha në atë kohë se personi i vetëm që e di vërtet se çfarë ka ndodhur është ajo, dhe nuk ka për të thënë asnjë fjalë. Thjesht na tha se vdekja e tij erdhi paqësisht. Në librin e tyre Presidentët, Demonpion dhe Leger kanë deklaruar gjithashtu se Nikolas Sarkozi, i cili garon për rizgjedhje, merr pilula, të cilat ende nuk kanë marrë autorizimin nga autoritetet e shëndetit publik. Autorët nuk e specifikojnë natyrën e vërtetë të pilulave, por deklarojnë se ato kanë synimin të të mbajnë gjakftohtë apo të kesh kontrollin e vetes. Ndër deklaratat e tjera janë edhe se Zhak Shirak ka pësuar infarkt ndërsa ishte në pushtet në vitin 2005 dhe gruaja e tij Bernadete, si dhe e bija Klaude morën masa që lajmi të mos dilte.