Limaj e Krasniqi nënshkruajnë nismën e Vetëvendosjes
Deputeti i PDK’së, Fatmir Limaj e ka shpëtuar koalicionin qeveritar me pjesëmarrjen dhe votimin e Ligjit për bankat dhe institucionet mikrofinanciare.
Prezenca e Limajt në seancë ka bërë që Kuvendit të ketë kuorum për të votuar Ligjin, pasi opozita kishte lëshuar sallën.
Pas rikthimit në Kuvend, Nënkryetari i PDK’së i ka dhënë përkrahje edhe nismës së Lëvizjes Vetëvendosje për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për situatën në Veri.
Zyrtari i PDK’së është renditur i 13 në listën e deputetëve që kanë nënshkruar nismën e Vetëvendosjes.
Edhe bashkëpartiakët e Limajt, Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni e Nait Hasani e kanë përkrahur Vetëvendosjen.
Deri më tash nisma e Albin Kurtit ka marrë nënshkrimin e 20 deputetëve.