Zbulohet virusi H1N1 tek derrat, shpallet gjendja e emergjences
Qeveria argjentinase shpalli dje, gjendjen e emergjences mbarekombetare pas zbulimit te virusit te ri te gripit H1N1 ne te pakten nje ferme derrash. Gripi i derrave ka shkaktuar deri tani, vdekjen e te pakten 137 personave ne kete vend te Amerikes se Jugut, gjate stines se dimrit ne Hemisferen Jugore dhe qeveria ka urdheruar mbylljen e te gjitha shkollave ne vend, per te parandaluar perhapjen e metejshme te semundjes. Argjentina eshte nje nder eksportuesit me te medhenj te mishit dhe produkteve te tjera bujqesore, por nuk eshte nje eksportues i rendesishem i produkteve te derrit. Gjendja e emergjences u shpalle nga agjencia qeveritare, pergjegjese per shendetin e kafsheve dhe sigurine ushqimore ne vend, pas zbulimit ne fillim te ketij muaji te nje rasti te transmetimit te virusit nga njeriu te derrat ne nje ferme ne Buenos Aires. Ky rast i dyshuar eshte nje prove tjeter e teorise, se derrat mund te infektohen me virusin e rrezikshem nga njeriu. Virusi vdekjeprures i gripit te derrave, u zbulua fillimisht disa muaj me pare ne Meksike dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por qe atehere ai eshte perhapur me shpejtesi ne te gjithe globin, duke marre permasat e nje pandemie.