Miti politik i skizofrenisë shqiptare
Ka kohë prej kur lindën idetë dhe mendimet për një sfidë të re në botën që përshkruan shekullin XXI. Konceptet dhe vlerat e lindura prej kohësh janë të dizenjuara si reale dhe të frytshme për identitetin e fundëm ideor.
Miti ishte pjesë e jetës e ndjenjës reale që kreiron një monstrum të dendur hierarkik. Rrallë herë lindin brengat e fundme të pajisura me kromozome të frytshme dhe reale. Vlerat e tërthorta logjike histerohen në remishiencën konfliktuoze , erërat e uraganit të skajshëm thërrasin të vërtetën e skajshme , jeta pucitet si valë e hidhur e lashtësisë, miti lind mitë!!! Ky është mentaliteti i brisht që kërcet mbi cdo arterie të stresuar shoqërore , kjo është jeta që fshehet pas konceptit liri... Shqiptarët si popull ishin dhe janë të cuditshëm.
Nga pozita defanzive e logjikës strategjike u absorbuan dhe u fshehën në pozitën sulmuese që lind egërsi , ngjallë frikë , krijon një pamje jo të drejtë për masën e gjërë popullore. Krijuan revanshizmat e para në mesin e populli të mjerë. E njëjta shtëpi , katër fëmijë , tre oponentë politikë dhe dy kafshë shtëpiake. Kështu dot pikturohej një familje mesatare shqiptare në shekullin XXI. Ndoshta kafshët shtëpiake nuk do i kuptojmë drejtë ashtu sic dua t`i elaboroj , por ato paraqesin modelin e frikës dhe të rilindjes së një egoje plus në mesin e milionave egove...
Rrugës për në shtëpi , në autobus takojë dy studentë të cilët kanë një dert të “ madh”. Është qershor , koha e provimeve , nxehti ka arritur në piedestal , ato studentë kanë hall dhe dertë se pse nuk patën mundësi të marrin pjesë në kongresin e Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë ku u bo rrokada ma e çuditshme politike në vendin tonë.
Ky është ai sentimentalizmi i gënjyes i mitit grek të periudhës politike shqiptare në Maqedoni , kjo është e tëra , ajo koncipimi i dalldisur i cdo relevate konjukturale. Është bërë trend në Maqedoni ndërrimi i lidershipit të një partie , porse cdoherë kur po kemi një ndërrim të këtillë , po lindin këpurdhat e reja në tokën mjaft pjellore për to Maqedonia. Disa emrin Maqedoni e shqipëruan , ato filluan edhe cdo element të botës ta bëjnë për veti , disa enverist u absorbuan pas realitetit të tyre dhe thanë se Shqipëria ishte e favorshme në kohën e Xha Enverit , porse sot ajo është e revokueshme , ndërsa në një revistë që e botojnë antarët e Lëvizjes së Vetvendosjes të Kosovës , një antar i kësaj lëvizje në momentet kyce për Kosovën , pra pavarsinë e saj , dhe pengimin e këtij procesi nga ana e Rusisë , flet me mall për Leninin e tij të madh , kërkonë kthimin e ideologjisë marksiste në qarqet politike kosovare.
Skizofrenia shqiptare nuk ka të ndalur këtu , ajo vazhdon më modalitetet e njëpasnjeshme nëpër trojet tona të çuditshme. Sulmuesit e zjarrt të saj burgosen , pushkatohen , alivanosen , ndërsa mbrojtësit e saj , ngriten , shpërlbehen , dekorohen.
Bota të cuditë , sikur Heminguej që u cudit pas artit të madh të letrave , bota u venit sikur Franca me Sarkozin e saj që orientoi mentalitetin e brisht të tyre për Turqinë , bota të habitë sikur urrejtja e njëtrajtshme e Perëndimit për botën e ashtuquajtur të tretë. Kjo urrejte dhe ky mentalitet është bërë hit nëpër vendet tona shqiptare. Zhvillohet dhe diskutohet nëpër kafenetë , nëpër tryezat e ndryshme të rrumbullakëta , para hyrjes në provim , duke hyrë në të , në autobus , në treg , në Carshinë e Vjetër , në Lagjen e Studentit , në biciklet në aeroplan! Konstelacion i dyfishtë i mbështetur për mur që hijeshon cdo konglomerat identitetesh në oazën e quajtur Maqedoni. Jo , rrallë herë ndryshojnë qëndrimet politike të partive tona . Ato qëndrime nuk ndërtohen në bazë të analizave të thukta shkencore , atdhetare dhe morale , por vetëm një imitim i verbër i demokracisë liberale. Edhe sot në mes të Ohrit mbahet një mbledhje e vendeve anëtare të NATO-s ku mundohet të bindet krejt opinioni i Maqedonisë dhe ai botëror se lufta cka zhvillohet në Irak , Afganistan dhe në Somali është e arsyeshme , se këto forca sjellën lirinë e këtyre vendeve duke rrëzuar regjimet e tyre , se e mira janë këto forca që nuk vrasin fëmijë, pleq e gra , por janë të kujdesshëm nga imitimi i “terroristëve” që e bëjnë këtë gjë e kutadi cka. Dhe politika shqiptare në vend merret me akuzimin e partisë opozitë shqiptare se pse bashkëpunon më ambasadoren e Greqisë në Maqedoni për cështjen e emrit të Maqedonisë.
Bëhet ky akuzim duke u bazuar në racizmin e grekëve që është i dukshëm kohët e fundit ndaj shqiptarëve emigrant në Greqi. Por , nuk dihet esenca e këtij takimi , edhe sikur të dihej do të shtrembërohej njejtë sic u shtrembërua esenca e takimit të udhëheqësit shqiptar në opozitë më udhëheqësinë e qeverisë së Maqedonisë. Të shpresojmë në thyerje të këtij miti politikë dhe ndërtim të realitetit kozmopolit për shqiptarët anembanë botës...